Tema
Problemet dhe zgjidhjet
Këtu janë problemet më të shpeshta në Finabit dhe si zgjidhen. Çdo problem ka një kategori, disa tags, çka ndodh, pse ndodh dhe hapat e zgjidhjes, me foto.
Si ta gjeni problemin
- Zgjidhni një kategori ose një tag më poshtë, ose klikoni mbi to te çdo problem.
- Shkruani një fjalë nga mesazhi që shihni në ekran te Kërko te problemet.
- Ose përdorni listën Në këtë faqe në të djathtë.
Çdo problem ka një numër rendor (Nr.) që nuk ndryshon. Përdoreni kur i referoheni një problemi, p.sh. "shih problemin Nr. 2".
Kategoria
Ende nuk ka probleme të regjistruara.
Nr. 2 · Te konto e përkohshme 2310 tiku "Përdor valutën amë" nuk ka efekt
Çka ndodh: te konto e përkohshme 2310 zgjidhet tiku Përdor valutën amë, por ky tik nuk ka asnjë efekt: konto nuk sillet si konto në valutën amë.
Pse ndodh: tiku Përdor valutën amë vlen vetëm për kontot e arkës dhe të bankës, pra kontot në nëngrupin (AccountSubGroup) 6 – Arka ose 7 – Banka. Konto 2310 nuk ishte në asnjërin prej tyre.
Zgjidhja:
- Hapni kartelën e kontos 2310.
- Vendoseni konton në nëngrupin (AccountSubGroup) 6 – Arka ose 7 – Banka, sipas llojit të kontos.
- Ruani konton dhe kontrolloni përsëri tikun Përdor valutën amë.
TIP
Nëse e njëjta gjë ndodh me një konto tjetër, kontrolloni së pari që të jetë në nëngrupin Arka (6) ose Banka (7).
Nr. 1 · Finabit nuk hapet: "Application cannot be started. Contact the application vendor."
Çka ndodh: kur hapni Finabit në kompjuter, del dritarja Cannot Start Application me mesazhin "Application cannot be started. Contact the application vendor." dhe programi nuk hapet.

Pse ndodh: skedari Fina.exe është korruptuar (i dëmtuar), prandaj Windows nuk mund ta nisë programin.
Zgjidhja: zëvendësoni Fina.exe me një kopje të rregullt. Keni dy mundësi:
- Reinstaloni Finabit, ose
- Kopjoni Fina.exe nga një folder ku ka ekzistuar më herët dhe ka punuar (p.sh. një kopje rezervë ose një instalim tjetër):
- Mbyllni Finabit dhe klikoni OK te mesazhi.
- Gjeni Fina.exe e rregullt në folderin tjetër dhe kopjojeni.
- Ngjiteni në folderin e instalimit të Finabit dhe zëvendësoni skedarin ekzistues.
- Hapni Finabit përsëri.
Kujdes
Përdorni Fina.exe të të njëjtit version me pjesën tjetër të instalimit. Nëse nuk jeni të sigurt, reinstalimi është zgjidhja më e sigurt.