Tema
Gratiset
Gratiset përcaktojnë, për çdo muaj, përqindjen e mallit që jepet gratis sipas grupeve të artikujve.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Çmimet & Menytë › Gratiset
- Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Gratiset
Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Gratiset

Kolonat: Muaji, Viti, Përshkrimi, Data Hyrëse. Lista filtrohet sipas periudhës (Muaji aktual); për muajt e kaluar zgjidhni periudhë tjetër.
Hapat
Klikoni + I ri. Hapet faqja Gratisi.

Zgjidhni Vitin dhe Muajin. Përshkrimi plotësohet vetë (p.sh. 2026/10).
Te Zgjidh artikullin gratis… zgjidhni artikullin.

Klikoni Shto artikull. Artikulli shtohet si rresht në tabelë.
Për secilin grup (p.sh. Artikuj / %) janë dy fusha: sasia dhe përqindja gratis. Plotësojini sipas marrëveshjes. Ikona e koshit heq rreshtin.

Klikoni Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.
Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Gratiset. Lista hapet si tab Gratiset.


Kolonat: Muaj, Viti, Përshkrimi, Data Hyrës. Shiriti ka edhe Exporto detajet në Excel dhe Shperndarja e Gratiseve.
Gratis i ri
- Klikoni I Ri (
F2). Hapet dritarja Gratisi në ekran të plotë. - Zgjidhni Vitin dhe Muajin; Përshkrimi propozohet (p.sh.
2026/10). - Në tabelë zgjidhni grupin te Emërtimi dhe shkruani vlerat dhe përqindjet për çdo kolonë (p.sh. Tjera, Tjera (%)).
- Klikoni Ruaje lart majtas. Mbylle del pa ruajtur.
