Tema
Numërimi i Stokut
Numërimi i stokut regjistron sasitë e numëruara fizikisht, zakonisht me skaner barkodi. Numërimi më vonë importohet te Regjistrimet, ku krahasohet me stokun në libra.
Ku gjendet: Artikujt › Katalogu › Numërimi i Stokut
Lista

Kolonat: Nr Trans., Data e Dok., Njësia, Vërejtja (butoni i kolonave shton të tjera). Butonat: I ri, Modifiko, Eksporto, Printo, Rifresko, me filtrat e periudhës dhe njësisë. Për të parë numërimet e vjetra, te periudha zgjidhni Të gjitha.
Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Njësinë (e detyrueshme). Pa njësi nuk mund të shtohen artikuj.
- Kontrolloni Datën, Afatin e përfundimit dhe, nëse duhet, Porositësin, Numrin dhe Referencën.
- Skanoni barkodin te fusha Barkodi… (çdo skanim shton artikullin) ose klikoni Shto rresht dhe zgjidhni artikullin.
- Shkruani Sasinë e numëruar.
- Ruaj.

| Fusha | E detyrueshme | Përshkrimi |
|---|---|---|
| Njësia | Po | Depoja/njësia që numërohet. |
| Porositësi | Personi që e kërkoi numërimin. | |
| Data | Po | Data e numërimit. |
| Numri, Referenca, Vërejtje | Të dhëna identifikuese. | |
| Afati i përfundimit | Deri kur duhet përfunduar numërimi. | |
| Gjenero urdhëresën e transaksionit | Krijon regjistrimin kontabël. |
Ku gjendet: tabi Artikujt › grupi Listat › Numërimet e Stokut. Numërim i ri hapet edhe direkt nga grupi I Ri › Numërimi i Stokut.

Lista
Lista hapet si tab Numërimi i Stokut, me filtrat Periudha, Njësia dhe Rifresko Çdo (rifreskim automatik i listës çdo disa minuta).

Butonat: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela dhe Rikonto.
Numërim i ri
Klikoni I Ri. Hapet forma Numërim Stoku (I Ri).

Zgjidhni Njësinë (depon) dhe kontrolloni Numrin dhe Datën.
Zgjidhni Përdor Barkod për të shtuar artikujt me skaner.
Në tabelë, te rreshti I ri, zgjidhni Tipin (Artikull), artikullin te Shifra dhe shkruani Sasinë.
Plotësoni sipas nevojës Vërejtje dhe Referenca. Shto lidhjen… bashkëngjit një skedar.
Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri. Eksporto në Excel nxjerr rreshtat në Excel.
Kur e mbyllni formën me Mbylle, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.
Numërimi i ruajtur importohet te Regjistrimet me Importo nga Numërimi Stokut.
Fshirja
- Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
- Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.
Numërimi prej të cilit është krijuar dokument tjetër nuk fshihet.