Skip to content

Vendet e Punës ​

Vendet e punës (pozitat) me pagën bazë dhe draft-kontratat.

Ku gjendet: Kompania › Punëtorët › Vendet e Punës

Lista Vendet e Punës në Finabit Web

Kolonat e listës: Emri, Përshkrimi, Paga.

Hapat ​

  1. + I ri. Hapet Vend pune i ri.
  2. Shkruani Emrin (i detyrueshëm), Pagën dhe Përshkrimin.
  3. Te Bashkangjit Draft Kontratën dhe Bashkangjit Draft Marrëveshjen klikoni Zgjidh dokumentin. Këto dokumente përdoren nga Gjenero Kontratë te Kontratat.
  4. Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.
Vend pune i ri në Finabit Web

Ku gjendet: tabi Kompania › Punëtorët › Vendet e Punës. Lista hapet si tab.

Lista Vendet e punës në Finabit Desktop

Hapat ​

  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Vendi i punës (I Ri).
  2. Shkruani Vendin e punës dhe Përshkrimin.
  3. Me butonin ... pranë Bashkangjit Draft Kontratën dhe Bashkangjit Draft Marrëveshjen zgjidhni dokumentet.
  4. Te Paga shkruani pagën bazë.
  5. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.
Vendi i punës (I Ri) në Finabit Desktop

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit