Tema
Urdhëresat
Urdhëresa e servisimit (për auto-servis) regjistron pranimin e automjetit, punët që duhen bërë, pjesët, shërbimet dhe orët e serviserëve, deri te fatura.
Ku gjendet: Servisimi › Urdhëresat
Lista
Kolonat: Nr. i urdhëresës, Njësia, Data e pranimit, Nr. i shasisë, Marka, Targa, Garancioni, Klienti, Shoferi, Tipi/Modeli, Statusi, Statusi i servisit, Orë pune, Orë totale.
Filtri Të hapura shfaq vetëm urdhëresat e pambyllura. Butonat: I ri, Modifiko, Eksporto, Printo, Rifresko.
Hapja e urdhëresës
- + I ri. Hapet Urdhëresa e servisimit.
- Zgjidhni Njësinë (e detyrueshme). Nr. i urdhëresës dhe Data e pranimit plotësohen vetë.
- Zgjidhni Pranuesin, Klientin dhe Automjetin (klienti dhe automjeti janë të detyrueshëm). Automjeti duhet të jetë i regjistruar te Automjetet.
- Shkruani Gjendjen e km, telefonat, Shoferin dhe Afatin e dorëzimit.
- Për punë me garanci: Nr. i garancionit, Data e garancionit dhe Garancioni. Me TVSH i jep çmimet me TVSH.
- Te Shënime përshkruani Dëmtimet e identifikuara, Memo dhe Memo e faturës.
- Te Servisi plotësoni vajin e motorit, viskozitetin, sasinë dhe shënoni shërbimet e shpejta (pastruesit e xhamit, antifrizi, larja…).
- Te Llojet shënoni llojin e punës (Servis i rregullt, Riparime, Karoseria, Aksidentuar, Garancion i mobilitetit…) dhe mënyrën e pagesës (Cash, Bankë, Borxh).
- Te Pozicionet shtoni punët (Pozicioni, Përshkrimi, Ik = orët e parapara, Punoi = serviseri).
- Te Shërbimet shtoni shërbimet e faturueshme. Shpenzimet (pjesët) vijnë nga lëvizja interne e lidhur me urdhëresën; aty ndryshohen vetëm çmimi, zbritja dhe emërtimi.
- Kontrolloni Zbritjen, TVSH dhe Totalin, pastaj Ruaj.

Marrëveshja
Te seksioni Marrëveshja shënohet Çmimi sipas marrëveshjes, Marrëveshje me, Zgjerimi i kontratës dhe Çmimi pas zgjerimit, me datë dhe orë, kur klienti miraton punë shtesë.