Tema
POS
Arka e shitjes me skaner barkodi dhe kërkim artikulli.
Ku gjendet: POS › Operimi › POS

Në Finabit Web, POS hap të njëjtin ekran si POS Market, por pa pikë shitjeje të zgjedhur. Zgjidhni Pikën e Shitjes lart dhe vazhdoni sipas udhëzimit të POS Market.
Ku gjendet: tabi POS › grupi POS › POS.

- Klikoni POS. Nëse njësia nuk ka termin (ndërrim) të hapur, Finabit pyet Nuk mund të bëni rezervim të ri sepse nuk ka termin të hapur. A dëshironi të hapni Terminin të ri?
- Yes hap terminin dhe pastaj ekranin e arkës; No del pa hapur asgjë.
- Në ekranin e arkës shitja bëhet si te POS Market: zgjidhni artikujt, kontrolloni sasinë dhe mbyllni me pagesë.
Kujdes
Hapni terminin vetëm kur fillon ndërrimi i arkatarit. Termini i hapur pa nevojë del te Raportet e Ndërrimeve.
Finabit POS
Arka (POS Market) është program më vete. Shitja, kuponat, anulimi dhe kthimi i shitjes janë te seksioni Finabit POS, me video udhëzuese.