Skip to content

Raportet e Ndërrimeve ​

Raporti i ndërrimeve (termineve) të arkave: kush e hapi, kur, dhe sa u arkëtua sipas mënyrës së pagesës.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Ky raport është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja POS › Raportet › Raportet e Ndërrimeve
  • Finabit Desktop: tabi POS › grupi Listat › Raportet e Ndërrimeve

Ku gjendet: POS › Raportet › Raportet e Ndërrimeve

Raportet e Ndërrimeve në Finabit Web

Kolonat: Njësia, Punëtori, Data, Fillimi, Mbarimi, Statusi (H = i hapur), Kesh, Bankë, Në llogari, Anuluar, Reprezentacion, Totali i Paguar, Gabim.

Hapat ​

  1. Zgjidhni datat prej dhe deri dhe njësinë (Të gjitha njësitë ose një njësi).

  2. Klikoni rreshtin e ndërrimit.

  3. Hapni Printo dhe zgjidhni raportin: Printo Raportin, Printo Raportin A4, Printo Raportin sipas grupeve, ose variantet për printer termik (Printo Totalet, Printo Raportin sipas shfrytëzuesit, Printo Arkat Ditore). Printo Listen printon tërë listën.

    Menyja Printo te Raportet e Ndërrimeve
  4. Eksporto shkarkon listën; Analiza jep grafikë.

Kolona Gabim tregon dallimin mes shumës së pritur dhe asaj të dorëzuar.

Ku gjendet: tabi POS › grupi Listat › Raportet e Ndërrimeve. Lista hapet si tab Raportet e Ndërrimeve.

Tabi POS në Finabit DesktopRaportet e Ndërrimeve në Finabit Desktop

Kolonat: Njësia, Punëtori, Data, Ora e Fillimit, Ora e Mbarimit, Status, Vl. me Arkë, Vl. me Bankë, Vl. me Faturë, Vl. Abroguar, Reprezentacion, Dorëzuar, Gabim. Poshtë dalin totalet.

  1. Lart zgjidhni Periudhën (ose datat Prej / Deri) dhe Njësinë.

  2. Klikoni rreshtin e ndërrimit dhe hapni Printo (shigjeta poshtë butonit).

  3. Zgjidhni raportin që doni të printoni.

    Menyja Printo te Raportet e Ndërrimeve në Finabit Desktop

Butonat e tjerë: I Ri, Detajet, Fshij, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit