Tema
Kërkesat e Kyçjes
Kyçjet që presin aprovim sepse u bënë nga një pajisje e panjohur.
Siguria
Kjo faqe prek sigurinë e kyçjes. Mos ndryshoni asgjë pa miratimin e përgjegjësit të IT-së.
Ku gjendet: Cilësimet › Siguria › Kërkesat e Kyçjes. Numri pranë menysë tregon kërkesat.

- Filtrat: Në pritje dhe Të gjitha. Lista rifreskohet vetë; Rifresko e rifreskon menjëherë.
- Kolonat: Përdoruesi, Pajisja (shfletuesi, sistemi, ekrani, zona kohore, IP-ja dhe ora) dhe Statusi (Në pritje, Skaduar, Aprovuar, Refuzuar).
- Për kërkesat Në pritje klikoni Aprovo ose Refuzo. Aprovoni vetëm kërkesat që i njihni (p.sh. kolegu ju ka thënë se po kyçet nga kompjuter i ri).
Kërkesa skadon pas orëve të caktuara te Cilësimet e Sigurisë.
Kjo faqe është vetëm në Finabit Web; Finabit Desktop nuk e ka.