Skip to content

Bilanci i suksesit në kompani ​

Bilanci i suksesit krah për krah për çdo kompani.

Ku gjendet: Raportet › Financat › Bilanci i suksesit në kompani

Bilanci i suksesit në kompani në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri.
  2. Klikoni Rifresko: raporti llogaritet me filtrat e zgjedhur.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Butonat ​

ButoniÇka bën
DetajetHap dokumentet e rreshtit të zgjedhur.

Kolonat ​

Grupi i Llogarisë, Nëngrupi i Llogarisë, Përshkrimi i Llogarisë, ORD, Llevel dhe një kolonë për çdo kompani.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Bilanci i suksesit në kompani.

Menyja Financa te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Bilanci i Suksesit. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri.

    Bilanci i suksesit në kompani në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Grupi i Llogarisë, Nëngrupi, Përshkrimi i Llogarisë, ORD, Llevel dhe një kolonë për çdo kompani.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Detajet, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit