Skip to content

Lokacionet ​

Lokacionet e depos me raft, shtyllë dhe rresht.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Kompania › Lokacionet › Lokacionet
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Lokacionet › Lokacionet

**Ku gjendet:**Kompania › Lokacionet › Lokacionet

Lista Lokacionet në Finabit Web

Kolonat e listës: Emërtimi, Rafti, Shtylla, Rreshti.

Hapat ​

  1. + I ri. Hapet Lokacion i ri.

  2. Shkruani Emërtimin (i detyrueshëm).

  3. Te Rafti zgjidhni një nga Lokacionet Master, ose Asnjë. Në fund të listës është edhe + Shto Raft të ri.

    Zgjedhja e Raftit te Lokacion i ri
  4. Plotësoni Shtyllën dhe Rreshtin.

  5. Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.

Lokacion i ri

Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat › Lokacionet › Lokacionet. Lista hapet si tab.

Menyja Veglat › Lokacionet te tabi Artikujt në Finabit DesktopLista Lokacionet në Finabit Desktop

Lista tregon lokacionet me artikujt në to. Kolonat: ID, Lokacioni, Master Grupi (rafti), Rreshti, Shtylla, Barkodi, Shifra, Emërtimi, Grupi, Data Prodhimit, Sasia 2. Poshtë majtas shfaqet numri i rreshtave.

Shiriti ka Kartela e Barkodit (lëvizjet e barkodit të zgjedhur), Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela. Me klik të djathtë mbi rresht hapen Kopjo, Kartela e Barkodit, Opsionet e Listës, Printo (Ctrl+P), Kërko dhe Filtro sipas fushës.

Kjo listë shërben për shikimin e lokacioneve dhe të artikujve në to, dhe nuk ka butonin I Ri.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit