Tema
Porositë për Kuzhinë
Ekrani i kuzhinës: tregon porositë e dërguara nga kamarierët që duhen përgatitur.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Ky ekran është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja POS › Operimi › Porositë për Kuzhinë
- Finabit Desktop: tabi POS › grupi Tabelat Ndihmëse › Porositë për Kuzhinë
Ku gjendet: POS › Operimi › Porositë për Kuzhinë

Kolonat: Ora, Sasia, Artikulli, Njësia, Shfrytëzuesi. Lista është vetëm për lexim: rreshtat krijohen nga POS-i.
Si përdoret
Te filtri lart zgjidhni lokacionin (p.sh. Kuzhinë, Shank, Pica) ose lini Të gjitha lokacionet.

Lista rifreskohet vetë pas numrit të sekondave te Rifresko (sek) (parazgjedhja 5).
Kur një porosi është gati, klikoni me të djathtën mbi të dhe shënojeni si të përgatitur.
Eksporto shkarkon listën aktuale.
Ku gjendet: tabi POS › grupi Tabelat Ndihmëse › Porositë për Kuzhinë.

Hapet në ekran të plotë dritarja Tabela e porosive, me orën aktuale lart djathtas.

- Te Rifresko (sec) caktoni pas sa sekondash rifreskohet lista.
- Porositë dalin me Orën, Sasinë, Emërtimin, Njësinë dhe Shfrytëzuesin (kamarierin). Poshtë del totali i sasisë.
- Kur mbaroni, klikoni Mbylle lart djathtas. Nëse Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit, klikoni No.