Tema
Kërkesat për furnizim
Kërkesa për furnizim regjistron nevojën e brendshme për mall (sa dhe për cilën depo), para se të bëhet porosia te furnitori.
Ku gjendet: Blerjet › Dokumentet › Kërkesat për furnizim

Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Furnitorin (i detyrueshëm), Njësinë dhe, nëse duhet, Porositësin.
- Te Artikujt shtoni artikujt me Sasinë e kërkuar dhe Depon për të cilën kërkohen.
- Ruaj.
Tabela e artikujve ka vetëm kolonat Lloji, Artikulli, Përshkrimi, Njësia, Sasia dhe Depo, sepse kërkesa nuk ka çmime.
Ku gjendet: tabi Furnitorët › grupi Tabelat Ndihmëse › Kërkesat për Furnizim. Lista hapet si tab.

Kolonat e listës: Emri, Nr Trans., Data e Dok., Njësia, Porositesi. Lart zgjidhni Periudhën dhe Njësinë; Rifresko Çdo rifreskon listën automatikisht pas kohës së caktuar.
Kërkesë e re

- Klikoni I Ri (
F2). Hapet Kërkesë për Furnizim (I Ri). - Zgjidhni Furnitorin; Numri dhe Data propozohen.
- Kontrolloni Njësinë dhe zgjidhni Porositësin dhe Afatin e përfundimit.
- Në tabelë shtoni artikujt me Sasinë. Kërkesa nuk ka çmime.
- Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.
Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.
Fshirja
- Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
- Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
- Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.
Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.