Skip to content

Gjendja e Produkteve (Sipas Numrave Serial) ​

Stoku i produkteve sipas numrave serikë.

Ku gjendet: Raportet › Artikujt › Gjendja e Produkteve (Sipas Numrave Serial)

Gjendja e Produkteve (Sipas Numrave Serial) në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri dhe Njësinë.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Vetëm artikujt me sasi

Kolonat ​

Shifra, Emërtimi, Numri Serik, Data e skadimit, Njësia, Tipi i Artikullit, Grupi, Barkodi, Sasia fill., Sasia e hy., Sasia e da., Sasia e rezervuar, Sasia.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Artikujt (shigjeta poshtë) › Gjendja e Artikujve (Sipas Nr. Serial).

Menyja Artikujt te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Gjendja e Produkteve (Sipas Numrave Serial). Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri dhe Njesia.

    Gjendja e Produkteve sipas numrave serial në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Shifra, Emërtimi, Numri Serik, Data e skadimit, Tipi, Grupi, Barcode, Sasia fill., Sasia e hy., Sasia e da., Sasia e rezervuar, Sasia, Njësia; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Detajet, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit