Tema
Kategoritë
Kategoritë e mjeteve themelore (p.sh. Paisje IT, Mobiljet e Zyrës, Automjetet) me llogaritë kontabël dhe jetëgjatësinë e parazgjedhur.
Ku gjendet: Mjetet themelore › Tabelat Ndihmëse › Kategoritë

Klikoni + I ri. Hapet Të dhënat për kategorinë.
Shkruani Kategorinë (e detyrueshme).
Zgjidhni llogaritë:
- Llogaria e asetit: llogaria ku regjistrohet mjeti (p.sh. 0300);
- Llogaria e akumulimit: amortizimi i akumuluar (p.sh. 0390);
- Llogaria e amortizimit: shpenzimi i amortizimit (p.sh. 7600);
- Llogaria e grantit dhe Llogaria e të hyrave: për mjetet nga grantet dhe të hyrat nga shitja.
Shkruani Jetëgjatësinë në vite. Mjetet e reja të kësaj kategorie e marrin këtë vlerë.
Klikoni Ruaj.

Për ta ndryshuar, ⋮ në rresht › Modifiko.
Ku gjendet: tabi Mjetet Themelore › grupi Tabelat Ndihmëse › Kategoritë.


Klikoni I Ri. Hapet Kategoria (I Ri).

Shkruani Kategorinë, zgjidhni Llogarinë e asetit, e akumulimit, e amortizimit, e grantit dhe e të hyrave, dhe shkruani Jetëgjatësinë.
Ruaje & Mbylle.