Skip to content
I testuar🔑 reports/r-customTestuar më 30.09.2026Hape formën në Finabit Web ↗

Raportet e kustomizueshme ​

Raporte që i ndërtoni vetë nga të dhënat e shitjeve, blerjeve, parasë dhe prodhimit, me kolona, grupime dhe grafik.

Ku gjendet: Raportet › Të tjera › Raportet e kustomizueshme

Raportet ekzistuese ​

Majtas janë raportet e ruajtura, të grupuara: Shitje (p.sh. Detajet e Shitjeve, Shitjet sipas artikujve, sipas konsumatorëve, nëpër muaj, nëpër ditë, sipas njësive), Blerje, Paraja dhe Prodhimi.

Klikoni një raport për ta hapur. Lart shihen fushat (p.sh. PartnerName → Vlera_TVSH), burimi dhe periudha, totalet dhe Grafiku (boshtet X dhe Y). Fshih e fsheh grafikun.

Butonat ​

ButoniÇka bën
Gjenero raport të riKrijon raport të ri: zgjidhni burimin, kolonat, grupimet dhe grafikun.
ModifikoNdryshon raportin e hapur.
FshijFshin raportin.
GrupetNdryshon grupimin e rreshtave.
Eksporto në ExcelShkarkon rezultatin.
RifreskoRillogarit për periudhën e zgjedhur.

Finabit Web · Terabit