Skip to content

Kuponat e POS ​

Lista e kuponave të shitjes nga arkat POS.

Ku gjendet: POS › Konfigurimi › Kuponat e POS

Kuponat e POS në Finabit Web

Kolonat: Partneri, Numri i Faturës, Data e Tran., Afati, Njësia, Vlera Orig., Rabati, Vlera, TVSH, Vlera Tot., E Paguar, Borxhi etj. Lista është vetëm për lexim: kuponat krijohen nga arka, prandaj këtu nuk ka I ri.

Hapat ​

  1. Zgjidhni periudhën (p.sh. Muaji aktual ose Të gjitha) dhe njësinë.
  2. Kërkoni kuponin me Kërko… ose me fushat Filtro… nën kolona.
  3. Për ta kaluar kuponin te një konsumator tjetër (p.sh. kur klienti kërkon faturë në emër të firmës pas pagesës), zgjidhni kuponin dhe klikoni Ndrysho Partnerin.
  4. Eksporto shkarkon listën.

Ku gjendet: tabi Konsumatorët › butoni Tabelat Ndihmëse (shigjeta poshtë) › Kuponat e POS.

Menyja Tabelat Ndihmëse te tabi Konsumatorët në Finabit Desktop
  1. Lista hapet si tab Kuponat e POS. Lart zgjidhni Periudha, Prej, Deri dhe Njesia.
Kuponat e POS në Finabit Desktop
  1. Kolonat: Emri, Nr. i Fat., Data e Dok., Afati, Njësia, Vl. Org, Rabat(%), Vlera, TVSH, Gjithsejt, Paguar, Borxhi, Replikuar, E-mail i dërguar, Statusi.
  2. Ndrysho Partnerin e kalon kuponin e zgjedhur te një konsumator tjetër.
  3. Butonat e tjerë te shiriti Lista: Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit