Tema
Mjetet themelore
Regjistri i mjeteve themelore (pajisje, vetura, mobilje…) me vlerën e blerjes, amortizimin dhe vlerën aktuale.
Ku gjendet: Mjetet themelore › Mjetet themelore
Lista

Kolonat: Numri, Aseti, Kategoria, Jetëgjatësia, Data e blerjes, Punëtori, Vl. bl. para vitit, Vlera fillestare, Vl. bl. në vit, Rivlerësimi, Amortizimi, Vlera aktuale, Statusi, Sasia. Filtri Viti zgjedh vitin e llogaritjes.
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Importo asete nga llogaritë | Krijon mjete themelore nga blerjet e regjistruara në llogaritë e aseteve. |
| Azhuro jetëgjatësinë | Ndryshon jetëgjatësinë për mjetet e zgjedhura. |
| Printo | Printon listën. |
| Printo Fletëregjistrimin | Printon fletën e regjistrimit (inventarit) të mjeteve. |
Regjistrimi i një mjeti
- + I ri. Hapet Mjet themelor. Numri plotësohet vetë.
- Te Të dhënat themelore plotësoni Asetin (emri), Kategorinë, Metodën e amortizimit, Jetëgjatësinë (vite), Datën e aktivizimit dhe Konventën (p.sh. Gjysmevjetore). Të gjitha janë të detyrueshme.
- Te Të dhënat e blerjes: Furnitori, Data e blerjes (e detyrueshme), Numri i faturës, Vlera e blerjes dhe Sasia.
- Te Vlerat shkruani vlerën Fillestare. Rivlerësimi, amortizimi dhe vlera aktuale llogariten nga ditarët.
- Te Të dhënat tjera: Lloji i mjetit, Punëtori përgjegjës, Njësia, Prodhuesi, Lokacioni, Projekti, Përshkrimi.
- Ruaj.

Amortizimi
Amortizimi dhe rivlerësimi regjistrohen me Ditarët (lloji AMR dhe RIV).
Shih edhe
- Kategoritë: llogaritë kontabël dhe jetëgjatësia e parazgjedhur.
- Metodat: Linear dhe Zbritëse.