Skip to content

Njësitë ​

Njësitë matëse (copë, kg, l, m2, muaj…) që përdoren te artikujt.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Grupet & Njësitë › Njësitë
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Njësitë e Artikujve

Ku gjendet: Artikujt › Grupet & Njësitë › Njësitë

Njësitë te menyja Artikujt në Finabit Web

Lista ka butonat + I ri, Modifiko dhe Eksporto.

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet faqja Njësi e re.

    Faqja Njësi e re
  2. Shkruani Emërtimin e njësisë (i detyrueshëm).

  3. Klikoni Ruaj ose Ruaj & I Ri. Mbyll del pa ruajtur.

Njësi e re mund të shtohet edhe direkt nga kartela e artikullit, me butonin pranë fushës Njësia.

Ku gjendet: tabi Artikujt › grupi Tabelat Ndihmëse › Njësitë e Artikujve. Lista hapet si tab Njësitë e Artikujve.

Tabi Artikujt në Finabit Desktop, grupi Tabelat NdihmëseLista Njësitë e Artikujve në Finabit Desktop

Butonat e listës: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Njësi e re ​

  1. Klikoni I Ri. Hapet dritarja Njësia e Artikullit (I Ri).

    Njësia e Artikullit (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Te Njësia shkruani emrin e njësisë.

  3. Te Njësia ATK zgjidhni njësinë përkatëse nga lista standarde (p.sh. Copë, Litër, Kilogram neto). Kjo përdoret në raportimin te ATK-ja.

    Lista Njësia ATK
  4. Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
  • Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.

Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit