Tema
Diferenca mes Shitjeve dhe Lëvizjeve Interne
Krahason sasinë e shitur në një njësi me sasinë e dërguar aty me lëvizje interne (p.sh. bari shet më shumë se sa ka marrë nga depoja).
Ku gjendet: Raportet › Artikujt › Diferenca mes Shitjeve dhe Lëvizjeve Interne

Hapat
- Te Të dhënat e Shitjes zgjidhni periudhën e shitjeve (Sot, Dje, Java aktuale, Java e kaluar, Muaji aktual ose datat) dhe Njësinë destinuese.
- Te Të dhënat e Lëvizjes Interne zgjidhni periudhën e lëvizjeve dhe Departamentin burimor (p.sh. Shank).
- Raporti ngarkohet vetë; Parametrat fsheh ose shfaq kartat e filtrave, ikona ⟳ e rifreskon.
- Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
- Poshtë, kartat tregojnë Gjithsej e shitur, Gjithsej LI, Gjithsej e dalur dhe Diferenca.
- Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
- Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
- Eksporto shkarkon listën; Printimi e hap për printim ose PDF.
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Parametrat | Shfaq ose fsheh kartat e filtrave. |
Kolonat
Shifra, Emërtimi, Njësia, Sasia e Shitur, Sasia e LI, Sasia e Dalur, Diferenca.
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Artikujt (shigjeta poshtë) › Diferenca mes shitjeve dhe lëvizjeve interne.

Raporti hapet si tab Diferenca mes Shitjeve dhe Lëvizjeve Interne. Lart zgjidhni te Data e Shitjes: Periudha, Prej dhe Deri dhe Njesia; te Data e LI: Periudha, Prej dhe Deri dhe Departamenti Burimor.

Kolonat: Shifra, Emërtimi, Njësia, Sasia e Shitur, Sasia e LI, Sasia e Dalur, Diferenca; poshtë dalin totalet.
Butonat e listës janë te shiriti Lista: Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.