Skip to content

Orët e Punëtorëve (Detajet) ​

Çdo regjistrim i orëve të serviserëve dhe punëtorëve: fillimi, mbarimi dhe kohëzgjatja e punës.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo listë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Pagat & BN › Raportet › Check In Servis › Orët e Punëtorëve (Detajet)
  • Finabit Desktop: tabi Paga & BN › grupi Raporte › Orët e punëtorëve (Detajet), ose tabi Auto Servisimi › grupi Raporte

Ku gjendet: Pagat & BN › Raportet › Check In Servis › Orët e Punëtorëve (Detajet) (edhe te Servisimi › Orët e punëtorëve (Detajet))

Orët e Punëtorëve (Detajet) në Finabit Web
  1. Zgjidhni periudhën (p.sh. 2026).
  2. Kolonat: Punëtori, Njësia, Vendi i punës, Data, Nga ora, Deri me orë, Kohëzgjatja.

Regjistrim manual ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet Regjistrim i Ri.

    Regjistrim i Ri i orëve
  2. Zgjidhni Punëtorin dhe Statusin: Puno (fillon puna) ose Pauzo (pauzë).

  3. Vendosni Datën dhe Orën dhe klikoni Ruaj.

Ku gjendet: tabi Paga & BN › grupi Raporte › Orët e punëtorëve (Detajet). I njëjti raport është edhe te tabi Auto Servisimi › Raporte.

Tabi Paga & BN në Finabit DesktopOrët e punëtorëve (Detajet) në Finabit Desktop
  1. Zgjidhni Periudhën. Kolonat: Emri, Njësia, Pozita, Data, Hyrja, Dalja, Kohëzgjatja.

  2. I Ri hap Auto Check In (I Ri) me Punëtorin, Statusin, Datën dhe Orën.

    Auto Check In (I Ri)

Kur e mbyllni pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit