Skip to content

Shitjet sipas Konsumatorëve ​

Vlera e shitjeve për çdo konsumator.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Konsumatorët › Shitjet sipas Konsumatorëve

Shitjet sipas Konsumatorëve në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Shfaq Zbritjet e Kontratave
  • Merr parasysh Shifrat

Butonat ​

ButoniÇka bën
Shitja sipas ArtikujveHap shitjet sipas artikujve për partnerin e zgjedhur.

Kolonat ​

Emri, Vendi, Tipi, Vl. para Zbritjës, Zbritje, Vl. pa TVSH, TVSH, Vl. me TVSH.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Konsumatorët (shigjeta poshtë) › Shitjet sipas konsumatorëve.

Menyja Konsumatorët te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Shitjet sipas konsumatorëve. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri.

    Shitjet sipas konsumatorëve në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Emri, Vendi, Tipi, Vl. para Zbritjës, Zbritje, Vl. pa TVSH, TVSH, Vl. me TVSH; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Vështro, Shitja sipas Artikujve, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela; opsionet Shfaq Zbritjet e Kontratave dhe Merr parasysh Shifrat.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit