Tema
Artikujt me Combo Ofertë
Artikujt combo janë oferta që përbëhen nga disa artikuj (p.sh. menu me pije). Artikulli combo krijohet si artikull i zakonshëm, pastaj i lidhen artikujt përbërës.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Të tjera › Artikujt me Combo Ofertë
- Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Artikujt me Combo Ofertë
Ku gjendet: Artikujt › Të tjera › Artikujt me Combo Ofertë

Kolonat: Shifra, Emërtimi, Emërtimi PDA, Grupi, NënGrupi, Çm. i Shitjes, Aktiv. Poshtë është paneli Artikujt e Kombinimit.
Hapat
- + I ri hap formën e artikullit të ri. Krijoni artikullin e ofertës.
- Te lista zgjidhni artikullin. Kombino Ofertën aktivizohet vetëm pasi të zgjidhet një artikull; klikojeni për të zgjedhur artikujt përbërës.
- Paneli Artikujt e Kombinimit (poshtë) tregon përbërjen e artikullit të zgjedhur.
Butonat e tjerë: Modifiko, Eksporto, Printo, Rifresko.
Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Artikujt me Combo Ofertë. Lista hapet si tab Artikujt me Combo Oferte.


Sipër janë artikujt combo (Shifra, Emërtimi, Tipi i Artikullit, Grupi, Çm. i Shitjes, Aktive etj.); poshtë shfaqen artikujt përbërës të artikullit të zgjedhur. Me I Ri (F2) shtohet artikull combo; me Importo të dhëna nga Exceli merren nga skedari.