Tema
Profaturat e blerjes
Profatura e blerjes është oferta ose fatura paraprake e furnitorit. Nuk rrit stokun dhe nuk krijon detyrim.
Ku gjendet: Blerjet › Dokumentet › Profaturat e blerjes

Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Furnitorin dhe Njësinë.
- Shtoni artikujt me sasitë dhe çmimet e profaturës.
- Ruaj.
Forma
Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e blerjes:
- Të dhënat e faturës: Furnitori, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës dhe Trego më shumë për fushat shtesë.
- Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin.
Tabnë rreshtin e fundit oseF9shton rresht të ri. - Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat. Rabati dhe Zbritja 2/3 punojnë njësoj si te fatura: shih Rabati dhe zbritjet.
- Të dhëna shtesë: dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
- Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.
Për shpjegimin e fushave, shih Faturat e shitjes › Fushat: fushat janë të njëjta, vetëm partneri është furnitor.
Ku gjendet: tabi Furnitorët › Listat › Profaturat e Blerjes. Profaturë e re hapet edhe me Furnitorët › I Ri › Profaturat e blerjes.

Kolonat e listës: Emri, Nr Trans, Nr. i Fat., Data e Dok, Afati, Njësia, Vlera, TVSH, Gjithsejt, Paguar, Borxhi, Shfryt., Replikuar, Faturuar. Shiriti ka edhe Zgjedh Eventin.
Profaturë e re

- Klikoni I Ri (
F2). Hapet Profaturë (I Ri). - Zgjidhni Furnitorin dhe shkruani Numrin dhe Datën e profaturës.
- Kontrolloni Njësinë, Afatin e pagesës dhe sipas nevojës Llogarinë e pagesës.
- Në tabelë shtoni artikujt me Sasinë dhe Çmimin; TVSH % dhe Çm. me TVSH mbushen vetë.
- Kontrolloni Zbritje, TVSH dhe Total. Lloji i Raportit lart zgjedh formatin e printimit.
- Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri, ose Ruaje dhe Paguaj.
Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.
Fshirja
- Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
- Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
- Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.
Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.