Skip to content

Rrjedhja e parasë ​

Pasqyra e rrjedhës së parasë (cash flow) sipas aktiviteteve: operative, investuese dhe financuese.

Ku gjendet: Raportet › Financat › Rrjedhja e parasë

Rrjedhja e parasë në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Vitin, datat dhe Kompaninë, pastaj Metoda Direkte ose Metoda indirekte.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  4. Raporti shfaqet poshtë si dokument, me titullin, periudhën dhe totalet.
  5. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Printimi e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Metoda Direkte
  • Metoda indirekte
  • Detajet: shfaq llogaritë në detaje
  • Mos paraqit Duplikatet

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Rrjedhja e parasë.

Menyja Financa te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Hapet dritarja Zgjedh datën. Zgjidhni Metoda Direkte ose Metoda indirekte.

  2. Zgjidhni Periudha, Data dhe Kompania; Detajet shfaq llogaritë në detaje; Mos paraqit Duplikatet i heq rreshtat e përsëritur.

    Zgjedh datën për Rrjedhjen e parasë
  3. Klikoni Vazhdo. Raporti hapet në dritaren e raporteve (Crystal Reports). Lart: Dërgo e-mail (Outlook), Dërgo e-mail (Gmail), Eksporto ne PDF dhe PRINTO; majtas pema e seksioneve për lëvizje të shpejtë. E mbyllni me X lart djathtas.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit