Skip to content

Anulimet ​

Lista e anulimeve tregon dokumentet e shitjes që janë anuluar (stornuar), me periudhën dhe njësinë e zgjedhur.

Ku gjendet: Shitjet › Dokumentet › Anulimet

Lista e anulimeve

Si krijohet një anulim ​

Anulimi nuk krijohet nga kjo faqe (nuk ka buton I ri). Për të anuluar një faturë:

  1. Hapni Faturat e shitjes dhe zgjidhni faturën.
  2. Më shumë › Storno Transaksionin.
  3. Anulimi shfaqet pastaj në këtë listë.

Opsioni Storno Transaksionin është aktiv vetëm kur fatura mund të anulohet dhe kur keni të drejtën përkatëse.

Lista ​

  • Muaji aktual: periudha e anulimeve.
  • Të gjitha njësitë: filtri sipas njësisë.
  • Eksporto dhe Printo: nxjerrja e listës.

Ku gjendet: tabi Administrimi › grupi Auditimi › Transaksionet e Anuluara.

Tabi Administrimi në Finabit Desktop
  1. Lista hapet si tab Transaksionet e Anuluara. Lart zgjidhni Periudha, Prej, Deri dhe llojin (Te Gjitha ose një lloj dokumenti).
Transaksionet e Anuluara në Finabit Desktop
  1. Kolonat: Tipi, Njësia, Njësia 2, Emri, Nr Trans., Nr. i Fat., Data e Dok., Gjithsejt, Shfrytëzuesi (kush e anuloi).
  2. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Kthe nga Anulimi (e rikthen dokumentin e zgjedhur), Fshij, Vështro, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Auditimi (historiku i ndryshimeve të dokumentit).

Finabit Web dhe Desktop · Terabit