Tema
Urdhër pagesat
Urdhër pagesa përgatit pagesën e disa faturave të furnitorëve njëherësh, me miratim para pagesës.
Ku gjendet: Arka dhe Banka › Listat › Urdhër pagesat
Butonat e listës: I Ri, Modifiko, Aprovo, Paguaj, Printo Urdhëresën, Rifresko.
Hapat
- + I Ri. Hapet Urdhër pagese i ri. Nr. i urdhërit dhe Data plotësohen vetë.
- Shkruani Përshkrimin.
- Te Faturat e hapura zgjidhni faturat që do të paguhen. Ato kalojnë te Të zgjedhura për pagesë.
- Për secilën kontrolloni Vlerën për pagesë dhe Llogarinë nga e cila paguhet. Bilancet e llogarive tregon sa mjete ka secila llogari dhe sa janë shfrytëzuar.
- Ruaj.
- Pas miratimit: te lista zgjidhni urdhrin, Aprovo, pastaj Paguaj. Printo Urdhëresën printon urdhrin për bankën.
