Skip to content

Profitabiliteti i Artikujve ​

Marzha (fitimi bruto) për çdo artikull: vlera e shitjes minus vlera kushtuese.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Konsumatorët › Profitabiliteti i Artikujve

Profitabiliteti i Artikujve në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri dhe Njësinë.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printo e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Detalizo sipas Njësisë

Butonat ​

ButoniÇka bën
VështroHap dokumentin e zgjedhur vetëm për lexim.

Kolonat ​

Shifra, Emërtimi, Sasia, Vlera e shit., Vlera kushtuese, Profitabiliteti (EUR), Profitabiliteti (%).

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Konsumatorët (shigjeta poshtë) › Profitabiliteti i Artikujve.

Menyja Konsumatorët te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Profitabiliteti i Artikujve. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri dhe Njesia.

    Profitabiliteti i Artikujve në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Shifra, Emërtimi, Sasia, Vlera e shit., Vlera kushtuese, Profitabiliteti (EUR), Profitabiliteti (%); poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Vështro, Printo, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit