Skip to content

Printo Raportin e Ngarkim/Shkarkimit ​

Ngarkimet dhe shkarkimet e triskave sipas njësisë.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Triskat › Printo Raportin e Ngarkim/Shkarkimit

Printo Raportin e Ngarkim/Shkarkimit në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri dhe departamentin.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet.

Opsionet ​

  • Inkuadro Gjendjen Fillestare

Butonat ​

ButoniÇka bën
Printo RaportinHap raportin për printim ose PDF.

Kolonat ​

Departmenti, Data, Numri, Tipi, Ngark. (Triska), Ngark. (Kosto), Shkark. (Triska), Shkark. (Kosto).

Kjo faqe është vetëm në Finabit Web; Finabit Desktop nuk e ka.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit