Skip to content

Diferenca Njësi - Server ​

Kontrollon nëse shitjet e regjistruara në arkat e njësive janë transferuar të gjitha në server.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Ky raport është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja POS › Raportet › Diferenca Njësi - Server
  • Finabit Desktop: tabi POS › grupi Veglat › Diferenca Server-Njësi

Ku gjendet: POS › Raportet › Diferenca Njësi - Server

Diferenca Njësi - Server në Finabit Web

Hapat ​

  1. Zgjidhni datën.
  2. Klikoni Njësitë dhe shënoni njësitë që doni të kontrolloni. Nëse lista del bosh (Asnjë rezultat), nuk ka njësi për kontroll.
  3. Përfshij datën e sotme nëse doni edhe shitjet e ditës.
  4. Klikoni Shfaq të dhënat.

Kolonat: Data, Njësia, Vlera lokale, Vlera në server. Rreshtat që dalin tregojnë dallime mes njësisë dhe serverit. Eksporto shkarkon rezultatin.

Ku gjendet: tabi POS › grupi Veglat › Diferenca Server-Njësi.

  1. Lista hapet si tab Lista e diferences Server - Njësi.
Lista e diferencave Server - Njësi në Finabit Desktop
  1. Kolonat: Data e Dok., Njësia, Lokale (vlera në njësi), Server (vlera në server).
  2. Butonat e listës janë te shiriti Lista: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit