Tema
Listat: kërkimi, filtrat dhe pamjet
Shumica e faqeve hapen si listë (për shembull lista e faturave). Të gjitha listat punojnë njësoj.
Shiriti i veprimeve
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| + I ri | Hap formën për regjistrim të ri. |
| Modifiko | Hap rreshtin e zgjedhur për ndryshim. Mund të klikoni dy herë mbi rresht. |
| Eksporto | Shkarkon listën në Excel. |
| Printo | Printon dokumentin e zgjedhur ose listën. |
| Më shumë | Veprime shtesë për rreshtin e zgjedhur (analitika, auditimi, anulimi etj.). |
| Rifresko | Ringarkon të dhënat. |
Kërkimi dhe filtrat
- Fusha Kërko… mbi tabelë filtron rreshtat sipas tekstit.
- Filtri i periudhës (për shembull Muaji aktual) dhe i njësisë kufizojnë të dhënat që ngarkohen.
- Ikona e filtrit djathtas hap panelin Views me pamjet e ruajtura dhe filtrat e avancuar.
Kujdes me kërkimin e ruajtur
Teksti i kërkimit ruhet për secilën listë dhe rikthehet kur e hapni sërish listën. Nëse një listë duket se ka pak rreshta, kontrolloni fushën Kërko… dhe pastrojeni.
Kolonat
- Tërhiqni kokën e kolonës për ta zhvendosur, ose skajin për ta zgjeruar.
- Nga ikona e kolonave zgjidhni cilat kolona shfaqen.
- Klikimi mbi kokën e kolonës rendit listën.
Lista dhe Analiza
Butonat Lista / Analiza lart djathtas ndërrojnë pamjen: Analiza i grupon të dhënat në grafikë dhe tabela përmbledhëse.
Numri i rreshtave
Poshtë tabelës shfaqet për shembull 50 nga 299 rreshta. Rreshtat e tjerë ngarkohen kur lëvizni poshtë.