Skip to content

Nota debitore (e lëshuar) ​

Nota debitore e lëshuar e rrit borxhin e konsumatorit pa shitur mall, për shembull për kamata, shpenzime transporti ose korrigjim të një fature.

Ku gjendet: Shitjet › Dokumentet › Nota debitore (e lëshuar)

Notë debitore e re

Hapat ​

  1. + I ri.
  2. Zgjidhni Konsumatorin. Nëse nota lidhet me një faturë, shkruani numrin te Nr. i Faturës.
  3. Rreshti i parë është i llojit Llogari: te Zgjedh llogarinë… zgjidhni llogarinë e të hyrave (për shembull të hyrat nga kamatat).
  4. Shkruani vlerën te Çmimi dhe kontrolloni TVSH %.
  5. Ruaj.

Forma ​

Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e shitjes:

  • Të dhënat e faturës (Konsumator, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës) dhe Trego më shumë për fushat shtesë (valuta, punëtori, vërejtje…).
  • Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin. Tab në rreshtin e fundit ose F9 shton rresht të ri.
  • Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat. Rabati dhe Zbritja 2/3 punojnë njësoj si te fatura: shih Rabati dhe zbritjet.
  • Të dhëna shtesë: informatat e eksportit dhe dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
  • Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.

Për shpjegimin e secilës fushë, shih Faturat e shitjes › Fushat.

Dallimi nga fatura: rreshtat janë zakonisht të llojit Llogari, jo Artikull, sepse nota nuk lëviz stok.

Shih edhe ​

Ku gjendet: tabi Konsumatorët › Listat › Nota Debitore (e Lëshuar). Lista hapet si tab; notë e re me I Ri (F2).

Tabi Konsumatorët në Finabit Desktop

Dokument i ri ​

Nota Debitore e Lëshuar (I Ri) në Finabit Desktop
  1. Te lista klikoni I Ri (F2). Hapet Nota Debitore e Lëshuar (I Ri).
  2. Zgjidhni Konsumatorin dhe kontrolloni Njësinë, Datën dhe Numrin.
  3. Djathtas plotësoni Afatin e pagesës dhe sipas nevojës Kundërllogarinë.
  4. Në tabelë shtoni rreshtat me Shifrën, Sasinë dhe Çmimin; nota e rrit borxhin e konsumatorit.
  5. Kontrolloni Zbritje, TVSH dhe Total.
  6. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri, ose Ruaje dhe Paguaj.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit