Skip to content
I testuar🔑 ballinaTestuar më 30.09.2026Hape formën në Finabit Web ↗

Ballina (Dashboardi) ​

Ballina është faqja e parë pas kyçjes: pasqyra e kompanisë me njoftimet, punët e fundit, detyrat dhe treguesit kryesorë financiarë.

Ku gjendet: Ballina › Dashbordi (ose web.finabit.com/admin)

Periudha ​

Lart djathtas zgjidhni datën deri më dhe periudhën: Sot, Muaji, Tremujori ose Viti. Të gjitha shifrat janë sipas gjendjes në atë datë. Rifresko i rillogarit.

Seksionet ​

SeksioniÇfarë tregon
Njoftimi lartParalajmërime të shpejta, p.sh. sa fatura shitjeje kanë kaluar afatin e pagesës.
Të funditFormularët dhe dokumentet që keni hapur së fundi. Vazhdo ju kthen te puna e fundit.
Për t'u bërëLista juaj e detyrave: shkruani tekstin, zgjidhni datën dhe Shto. Shënoni rrethin kur detyra kryhet. Detyrat me afat të kaluar dalin me të kuqe.
Raportet e funditRaportet e hapura së fundi, për t'i rihapur me një klik.
Porositë / Faturat / Ofertat e funditDokumentet e fundit të shitjes dhe blerjes. Hap listën hap listën e plotë.
Bilanci i gjendjes, Bilanci i suksesitKrahasime: muaji aktual me të njëjtin muaj të vitit paraprak, me muajin paraprak, dhe viti aktual me vitin paraprak.
Të hyrat dhe shpenzimet sipasNdarje sipas grupit të llogarive ose grupit të partnerit, për muajin ose vitin aktual.
Bilanci i suksesit nëpër muajGrafiku mujor i të hyrave, shpenzimeve dhe fitimit.
Treguesit kryesorëKrahasimi i muajit aktual me atë paraprak.
Të arkëtueshmet / Të pagueshmet sipas afatitBorxhet e konsumatorëve dhe ndaj furnitorëve sipas vjetërsisë (0–1, 1–3, 4–6, 7–12 muaj), me shumë dhe përqindje.

TIP

Shifrat e ballinës varen nga të drejtat e rolit tuaj. Nëse një seksion mungon, pyetni administratorin.

Finabit Web · Terabit