Skip to content

Arka dhe Banka ​

Moduli Arka dhe Banka në Finabit Web

Klikoni Arka dhe Banka te menyja majtas. Hapet lista Arkat.

SeksioniFormat
ListatArkat, Bankat, Urdhër pagesat, Kompensimet: dokumentet e plota të arkës dhe bankës.
TransaksionetHapin direkt një lloj pagese: Pagesë Furnitori, Arkëtim nga Konsumatori, Mandat Arkëtimi/Pagese, Depozitim në Bankë, Tërheqje nga Banka, Batch Arkat dhe Bankat, Gjenero arka me llogari kalimtare.

Lista Arkat ka lart + I ri, Modifiko, Ndërro Statusin, Rikonto, Të dhënat, Printo dhe Më shumë; filtrat e periudhës dhe të arkës, Paraqit gjendjen Fill. dhe Përf. (gjendja fillestare dhe përfundimtare) dhe Sekret. Kolonat: Data, Nr., Llogaria e arkës/bankës, Arkëtimet, Pagesat, Bilanci, Statusi.

Tabi Arka dhe Banka në Finabit Desktop
GrupiButonat
Dokument i RiArkë, Bankë, Kompensim, Batch Arkat dhe Bankat
Detaj i RiPagesë Furnitori, Arkëtime nga Konsumatori, Mandat Arkëtimi, Mandat Pagese, Depozitim në Bankë, Tërheqje nga Banka
ListatArkat, Bankat, Urdhër Pagesat, Kompensimet, Gjenerimi i arkave

Dokument i ri i arkës ​

Forma Arkë (I Ri) në Finabit Desktop

Arka dhe Banka › Arkë hap formën Arkë (I Ri):

  • Lart: Data, Numri (propozohet vetë), Llogaria e arkës (p.sh. 2000 – Arka kryesore), Valuta dhe Kursi.
  • Djathtas: Bilanci fillestar i arkës dhe, poshtë, Bilanci përfundimtar pas rreshtave të dokumentit.
  • Tabela: Tipi, Shifra, Numri, Përshkrimi, Hyrje, Dalje, Bilanci.
  • Paraqit të gjithë partneret, Printo Raport, Printo Dëftesë dhe Gjenero Urdhëresën e Transaksionit.
  • Butonat: Ruaje & Mbylle, Ruaje & I Ri, Eksporto në Excel, Printo pagesën. Mbylle pyet a t'i ruani ndryshimet.

Forma Bankë punon njësoj për llogaritë bankare.

Format e modulit ​

Udhëzimet e formave vlejnë për të dy aplikacionet; dallimet shënohen te secila faqe.

Listat ​

Transaksionet ​

Finabit Web dhe Desktop · Terabit