Skip to content

Relacionet e Artikujve ​

Lidh artikujt tuaj (lokalë) me kodet e artikujve të një partneri (të jashtëm), me koeficient konvertimi. Përdoret kur importohen dokumente nga furnitorët me kodet e tyre.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Të tjera › Relacionet e Artikujve
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Relacionet e Artikujve

Ku gjendet: Artikujt › Të tjera › Relacionet e Artikujve

Relacionet e Artikujve te menyja Artikujt › Të tjera në Finabit Web

Çdo rresht ka kolonat Artikulli lokal, Artikulli i jashtëm dhe Koeficienti, me ikonën e ruajtjes dhe të fshirjes në fund.

Hapat ​

  1. Klikoni Shto relacion. Lart shtohet një rresht bosh.

    Rreshti i ri te Relacionet e Artikujve
  2. Te Artikulli lokal shkruani kodin e artikullit tuaj dhe te Artikulli i jashtëm kodin e artikullit te partneri.

  3. Te Koeficienti shkruani sa njësi tuajat janë një njësi e partnerit (p.sh. 12 nëse partneri shet pako me 12 copë).

  4. Klikoni ikonën e ruajtjes (disketa) në fund të rreshtit. Ikona e kuqe e koshit e fshin rreshtin.

Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Relacionet e Artikujve.

Menyja Veglat te tabi Artikujt në Finabit Desktop

Hapet dritarja Relacionet e artikujve me tabelën e relacioneve:

  • LocalItemID: shifra e artikullit në Finabit.
  • RemoteItemID: shifra e të njëjtit artikull në sistemin tjetër (p.sh. te furnitori).
  • Koeficient: sa njësi të artikullit lokal i përgjigjen një njësie të artikullit tjetër.
  1. Në rreshtin e fundit (me *) shkruani shifrat dhe koeficientin.
  2. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.
Relacionet e artikujve në Finabit Desktop

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit