Tema
Blerjet e Artikujve sipas Muajit
Blerjet e çdo artikulli sipas muajve të vitit.
Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Furnitorët › Blerjet e Artikujve sipas Muajit

Hapat
- Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Periudhën (vitin), Njësinë, Tipin e Artikullit, Furnitorin dhe Llojin.
- Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
- Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
- Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
- Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
- Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.
Kolonat
Shifra, Emërtimi, Grupi, Janar, Shkurt, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, Nentor, Dhjetor.
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Furnitorët (shigjeta poshtë) › Blerjet e Artikujve sipas Muajit.

Raporti hapet si tab Blerja e Artikujve për Muaj. Lart zgjidhni Periudha (viti), Njësia, Tipi i Artikullit, Furnitori dhe Lloji.

Kolonat: Shifra, Emërtimi, Grupi dhe një kolonë për çdo muaj; poshtë dalin totalet.
Butonat e listës janë te shiriti Lista: Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.