Skip to content

Bankat ​

Ekstrakti bankar: hyrjet (deponimet) dhe daljet (tërheqjet) e një llogarie bankare.

Ku gjendet: Arka dhe Banka › Listat › Bankat

Lista e bankave në Finabit Web

Kolonat: Data, Nr., Llogaria e arkës/bankës, Deponimet, Tërheqjet, Bilanci, Statusi, Kompania, Llogaria. Butonat dhe menytë janë të njëjta si te Arkat.

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet faqja Ekstrakt bankar i ri.

    Faqja Ekstrakt bankar i ri
  2. Kontrolloni Datën dhe Nr., pastaj zgjidhni Llogarinë bankare (e detyrueshme). Bilanci fillestar merret vetë.

  3. Sipas nevojës plotësoni Bankën, Xhirollogarinë, Valutën dhe Kursin.

  4. Shtoni një rresht për çdo lëvizje në ekstrakt: Lloji, Pala, Dokumenti, Përshkrimi dhe shuma te Hyrje ose Dalje. Shto rresht shton rreshtin tjetër.

  5. Kontrolloni që Bilanci përfundimtar të jetë i njëjtë me ekstraktin e bankës dhe klikoni Ruaj.

Rreshtat dhe opsionet janë të njëjta me ato të Arkave.

Ku gjendet: tabi Arka dhe Banka › grupi Listat › Bankat. Dokument i ri hapet edhe me Dokument i Ri › Bankë, ose nga menyja majtas Bankë.

Tabi Arka dhe Banka në Finabit DesktopLista e bankave në Finabit Desktop

Kolonat: Data e Dok., Nr Trans., Llogaria e Pagesës, Deponimet, Tërheqjet, Bilanci, Replikuar, Kompania, Statusi.

  1. Klikoni I Ri. Hapet dritarja Bankë (I Ri).

    Bankë (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Te Llogaria zgjidhni llogarinë bankare; Banka dhe Xhirollogaria dalin vetë nga llogaria.

  3. Shtoni rreshtat si te Arkat: Tipi, Shifra, Numri, Përshkrimi, Hyrje / Dalje.

  4. Kontrolloni Bilancin përfundimtar dhe klikoni Ruaje & Mbylle.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit