Skip to content

Prodhimi dhe shitjet 2 ​

Raport i veçantë i prodhimit dhe shitjeve për një periudhë të lirë, me tri tabela: Raporti i grurit, Prodhimi sipas grupeve dhe Raporti i miellit.

Ku gjendet: Prodhimi › Raporte › Prodhimi dhe shitjet 2

Prodhimi dhe shitjet 2 në Finabit Web
  1. Zgjidhni datat Prej dhe Deri.
  2. Klikoni Gjenero. Dalin tri tabela:
    • Raporti i grurit: Shifra, Emërtimi, Stoku në fillim, Blerjet, Stoku në fund, Shitje.
    • Prodhimi sipas grupeve.
    • Raporti i miellit: Grupi, Stoku në fillim, Prodhimi, Stoku në fund, Shitje.
  3. Excel e shkarkon tërë raportin; Eksporto te secila tabelë e shkarkon vetëm atë.

Ku gjendet: tabi Prodhimi › grupi Raporte › Prodhimi dhe shitjet 2.

Tabi Prodhimi në Finabit Desktop
  1. Hapet dritarja Zgjedh datën. Zgjidhni Periudha dhe Data (prej–deri).
Zgjedh datën për Prodhimi dhe shitjet 2
  1. Klikoni Vazhdo: raporti eksportohet dhe hapet drejtpërdrejt në Excel.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit