Tema
Preferencat
Preferencat gjenerale të POS-it. Janë cilësime të kompanisë dhe vlejnë për të gjithë përdoruesit.
Ku gjendet: POS › Konfigurimi › Preferencat
Kujdes
Ndryshimet këtu prekin të gjitha arkat. Ndryshojini vetëm në marrëveshje me administratorin.
Kërkoni një cilësim te Kërko një cëlsim. Trego kodet e kolonave shfaq emrat teknikë të cilësimeve (për suportin).
Gjenerale
| Cilësimi | Përshkrimi |
|---|---|
| Paraqite Menynë POS | Shfaq menynë në ekranin e POS-it. |
| POS Roli i Paracaktuar | Roli që marrin përdoruesit e POS-it si parazgjedhje. |
| Të çkyçet pas porosisë | Kamarieri çkyçet vetë pas çdo porosie. |
| Paraqit kohën në POS | Shfaq orën në ekranin e POS-it. |
| Ngjyra e formës (A,R,G,B) | Ngjyra e ekranit të POS-it. |
| Master Grupi në POS | Artikujt në POS grupohen sipas Master Grupeve. |
| Sinkronizo me Termin | Sinkronizon shitjet me terminin (ndërrimin) e hapur. |
RFID
| Cilësimi | Përshkrimi |
|---|---|
| Puno me RFID | Kyçja/identifikimi me kartelë RFID. |
| RFID si tastierë | Lexuesi RFID punon si tastierë (shkruan kodin). |
Fatura & Fiskal
| Cilësimi | Përshkrimi |
|---|---|
| Fatura Përmban TVSH | Çmimet në POS përfshijnë TVSH. |
| Inkuadro TVSH në POS | Shfaq TVSH-në veçmas në POS. |
| Shtyp Faturë të Rregullt | Printon faturë të rregullt krahas kuponit. |
| Printo Fiskal çdoherë | Çdo shitje printohet në arkën fiskale. |
| Printo në Fiskal pas çdo Porosie | Printon kuponin fiskal pas çdo porosie. |
| Nr. Trans. në fiskal | Numri i transaksionit shtypet në kupon. |
| Lejo ndrrimin e TVSH | Lejon ndryshimin e normës së TVSH-së në POS. |
| Fshirja me Autorizim | Fshirja e rreshtave kërkon autorizim nga përgjegjësi. |
Printeri Termik
| Cilësimi | Përshkrimi |
|---|---|
| Mesazhi (printer termik) | Teksti që shtypet në fund të kuponit. |