Skip to content

Barkodet e Paletave ​

Lista e barkodeve të paletave për depot me lokacione.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Çmimet & Menytë › Barkodet e Paletave › Barkodet e Paletave
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Barkodet e Paletave

Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Barkodet e Paletave › Barkodet e Paletave

Barkodet e Paletave te menyja Artikujt në Finabit Web

Kolonat: Barkodi, Data e Prodhimit, Shifra, Emërtimi, Grupi, Statusi, Partneri/Departamenti, Nr Trans., Njësia, Lokacioni, Rafti, Data etj.

Hapat ​

  1. Zgjidhni periudhën (p.sh. Të gjitha për krejt paletat) dhe statusin: Të Gjitha, Në Depo ose Të Shitura.

    Filtri i statusit te Barkodet e Paletave
  2. Klikoni rreshtin e paletës. Lart djathtas del 1 të zgjedhur dhe aktivizohen Modifiko dhe Printo Barkodet.

    Paleta e zgjedhur me butonat aktivë
  3. Printo Barkodet printon etiketat e paletave të zgjedhura.

  4. Modifiko hap dritaren Barkodi, ku ndryshohen Artikulli, Data dhe Përdorur. Klikoni Ruaj, ose Anulo për të dalë pa ndryshuar.

    Dritarja Barkodi

Eksporto e shkarkon listën; Rifresko e rilexon.

Barkodet e paletave krijohen gjatë pranimit të mallit në depot me lokacione; këtu nuk ka buton I ri.

Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Barkodet e Paletave. Lista hapet si tab Barkodet e Paletave.

Menyja Veglat te tabi Artikujt në Finabit DesktopLista Barkodet e Paletave në Finabit Desktop

Lart zgjidhni Periudhën (Prej / Deri). Kolonat: Barkodi, Data Prodhim, Shifra, Emërtimi, Grupi, Aktive, Departamenti, Nr Trans., Njësia, Lokacioni, Master Grupi, Data Fundit. Shiriti ka Edito, Fshij dhe Kartela e Barkodit (lëvizjet e paletës).

Finabit Web dhe Desktop · Terabit