Skip to content

Kompanitë ​

Kompanitë (subjektet juridike) brenda bazës së të dhënave.

Ku gjendet dhe lista ​

Ku gjendet: Kompania › Njësitë › Kompanitë

Lista Kompanitë në Finabit Web

Kolonat e listës: Kompania, Aktive (Po / Jo), Adresa, Nr. i Biznesit, Nr. Fiskal dhe Baza e të dhënave.

Ku gjendet: tabi Kompania › grupi Njësitë › Kompanitë. Lista hapet si tab Kompanitë.

Lista Kompanitë në Finabit Desktop

Kolonat e listës: Kompania dhe Aktiv (kuti e shënuar për kompanitë aktive). Shiriti ka butonat bazë të listës: I Ri F2, Edito F3, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Krijimi i kompanisë ​

  1. + I ri. Hapet Kompani e re.
  2. Shkruani Kompaninë (e detyrueshme).
  3. Sipas nevojës zgjidhni Llogarinë dhe Njësinë paraprake, dhe plotësoni Adresën, Nr. i Biznesit, Nr. Fiskal, Bazën e të dhënave dhe Renditjen (fillon me 0).
  4. Me Ngarko logon shtoni logon e kompanisë.
  5. Aktive është e shënuar. Hiqeni vetëm për kompani që nuk përdoret më.
  6. Ruaj. Me Kthehu dilni pa ruajtur.
Forma Kompani e re në Finabit Web
  1. Te lista klikoni I Ri (F2). Hapet dritarja Emri i kompanisë (I Ri).
  2. Shkruani Kompaninë.
  3. Sipas nevojës zgjidhni Llogarinë dhe Njësinë Kryesore, dhe plotësoni Emrin i databazës, Adresën, Nr. I Biznesit, Nr. Fiskal dhe Ord. (renditja).
  4. Me Foto... zgjidhni logon e kompanisë.
  5. Aktive është e shënuar.
  6. Ruani me Ruaje & Mbylle (F5) ose Ruaje & I Ri (F6).
Forma Emri i kompanisë (I Ri) në Finabit Desktop

Me Mbylle forma mbyllet. Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: Yes ruan, No mbyll pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit