Skip to content

Importet (IM7) ​

Importi IM7 regjistron mallin që hyn në depo doganore (pa lirim në qarkullim). Më vonë malli kalohet në IM4 me Transfero nga IM7.

Ku gjendet: Blerjet › Importet › Importet (IM7)

Import i ri (IM7) në Finabit Web

Lista ka butonat + I ri, Modifiko, Vështro, Fshij, Menaxho Dokumentat dhe Rikonto; lart zgjidhni periudhën dhe depon.

Hapat ​

  1. + I ri.
  2. Plotësoni Furnitorin, Nr., Nr. DUD., Datën, Depon, Valutën dhe Kursin (të detyrueshme). Sipas nevojës zgjidhni Kontratën dhe plotësoni Vërejtjen, Referencën dhe Lidhjen. Lloji është IM7.
  3. Te Validimi i importit / Shpenzimet: Transporti, Transporti 2, Sh. tjera, Mbivler. dhe Zbritje. Transporti në valutë tregon që transporti është në valutën e importit.
  4. Te Detajet zgjidhni artikujt (pasi të keni zgjedhur depon) me Sasinë dhe Ç. ORG. Poshtë shfaqen Vl. furnizimit, Vl. doganore, TVSH dhe Totali me TVSH.
  5. Ruaj.

Forma është si IM4, por pa doganë, akcizë dhe TVSH, sepse këto paguhen kur malli lirohet me IM4.

Ku gjendet: tabi Furnitorët › grupi Listat › Importet (IM7). Lista hapet si tab.

Tabi Furnitorët në Finabit Desktop

Lart zgjidhni Periudhën dhe Njësinë. Kolonat kryesore: Tipi, Emri, Nr., DUD, Data, Njësia, Vl. Tr, Dogana, Akciza, Gjithsejt, Statusi, Paguar, Borxhi, Tipi i Importit.

Import i ri IM7 ​

Import IM7 (I Ri) në Finabit Desktop
  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Import IM7 (I Ri).
  2. Zgjidhni Furnitorin dhe shkruani Nr., Nr. DUD. dhe Datën. Kontrolloni Valutën dhe Kursin.
  3. Zgjidhni Depon. Te Lloji zgjidhni IM7 (ose IM9).
  4. Plotësoni shpenzimet: Sh. tjera, P. Trans., Zbritje, Mbivler., P. Trans. 2; Përfshihet Transporti sipas nevojës. Sipas nevojës zgjidhni Kontratën.
  5. Në tabelë shtoni artikujt me Sasinë, Ç. Org. dhe Zbritje %; Ç. Kushtues dhe Vlera llogariten vetë.
  6. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Kur malli lirohet, krijoni import IM4 me Transfero Nga IM7.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit