Tema
POS Market
POS Market është arka për shitje të shpejtë me skaner barkodi (market, dyqan). Çdo shitje regjistrohet në terminin (ndërrimin) e hapur të njësisë.
Ku gjendet: POS › Operimi › POS Market

Para shitjes: hapja e terminit
- Te Pika e Shitjes zgjidhni njësinë (arkën).
- Nëse del "Nuk keni termin të hapur për këtë njësi", klikoni Hap terminin. Pa termin të hapur nuk mund të shitet.
Shitja
- Konsumatori i parazgjedhur është KONSUMATORI I ZAKONSHËM. Për faturë në emër të një klienti, zgjidhni atë te Konsumatori.
- Zgjidhni Punëtorin (arkatarin), nëse kërkohet.
- Skanoni barkodin ose shkruani emrin te Skano barkodin ose kërko artikullin…. Çdo skanim shton një rresht (ose rrit sasinë).
- Kontrolloni Sasinë, Çmimin dhe Zbritjen % në tabelë. Poshtë djathtas shihen Pa TVSH, TVSH, Zbritja dhe Total.
- Mbyllni shitjen me Paguaj (F5).
Butonat
| Butoni | Tasti | Çka bën |
|---|---|---|
| Paguaj | F5 | Hap pagesën dhe mbyll kuponin. |
| Borxh | F12 | Mbyll shitjen si borxh të konsumatorit të zgjedhur. |
| Kthimi | F6 | Kalon në kthim malli. |
| Zbritje | Vendos zbritje në kupon. | |
| Anulo | F4 | Anulon kuponin aktual. |
| Rifr. Artikujt | Rilexon artikujt dhe çmimet nga serveri (p.sh. pas Azhuro Marketin). |
Kujdes
- Borxh kërkon konsumator të vërtetë, jo Konsumatori i zakonshëm.
- Pas ndryshimit të çmimeve klikoni Rifr. Artikujt.