Skip to content

Depozitim në Bankë ​

Regjistron depozitimin e parave nga arka në bankë.

Ku gjendet: Arka dhe Banka › Transaksionet › Depozitim në Bankë

Depozitim në Bankë në Finabit Web
  1. Kontrolloni Datën dhe, sipas nevojës, shkruani Nr.
  2. Te Llogaria e bankës kërkoni dhe zgjidhni llogarinë bankare (e detyrueshme).
  3. Te Llogaria zgjidhni llogarinë kundërshënuese (e detyrueshme), p.sh. arkën nga e cila merren paratë.
  4. Shkruani Përshkrimin dhe Shumën (e detyrueshme).
  5. Klikoni Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.

Ku gjendet: tabi Arka dhe Banka › grupi Detaj i Ri › Depozitim në Bankë.

Tabi Arka dhe Banka në Finabit DesktopDepozitim në Bankë në Finabit Desktop
  1. Te Arka zgjidhni llogarinë bankare (në këtë dritare fusha quhet Arka, por përmban llogaritë bankare); kontrolloni Datën.
  2. Te Lloji zgjidhni llogarinë kundërshënuese, p.sh. arkën nga e cila merren paratë. Lista tregon shifrën, emrin dhe llojin e llogarisë.
  3. Shkruani Përshkrimin dhe Vlerën.
  4. Klikoni Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit