Tema
Printerat për POS
Printerat që përdorin arkat POS, p.sh. printeri i kuzhinës ose i banakut.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Çmimet & Menytë › Meny › Printerat për POS
- Finabit Desktop: tabi POS › grupi Veglat › Printerat për POS
Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Meny › Printerat për POS

Kolonat: Emri i printerit, Pathi i printerit. Butonat: + I ri, Modifiko, Eksporto, Rifresko.
Hapat
Klikoni + I ri. Hapet dritarja Printer i ri.

Shkruani Emrin e printerit (i detyrueshëm).
Te Pathi i printerit shkruani emrin/shtegun e printerit siç shihet nga kompjuteri i arkës (p.sh. emri i printerit në Windows ose adresa në rrjet).
Klikoni Ruaj. Anulo e mbyll dritaren pa ruajtur.
Ku gjendet: tabi POS › grupi Veglat › Printerat për POS. Lista hapet si tab Printerat per Pos.


Kolonat: ID, Emri i Printerit, Pathi i Printerit. Shtegu mund të jetë printer në rrjet (\\kompjuteri\printeri), emër printeri në Windows ose adresë web (http://…:4444). Butonat e listës: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.
Printer i ri
Klikoni I Ri. Hapet dritarja Printeri për POS (I Ri).

Te Emri i Printerit shkruani emrin (p.sh. Kuzhina).
Te Pathi i Printerit shkruani shtegun e printerit.
Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri.
Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.