Tema
Ditarët
Ditarët e mjeteve themelore regjistrojnë amortizimin, rivlerësimin dhe çregjistrimin e mjeteve në një datë, bashkë me urdhëresën kontabël.
Ku gjendet: Mjetet themelore › Ditarët

Te Viti zgjidhni vitin. Kolonat: Ditari, Përshkrimi, Data, Lloji, Vlera, me totalin poshtë.
Ditar i ri
Klikoni + I ri. Hapet Ditar i ri.
Zgjidhni Tipin (i detyrueshëm):
- AMR — Amortizim: amortizimi i periudhës;
- RIV — Rivlerësim: rivlerësimi i mjeteve;
- CRE — Çregjistrim: nxjerrja e mjeteve nga përdorimi.

Shkruani emrin e Ditarit (p.sh. AMR-2026-09) dhe Përshkrimin.
Vendosni Datën (e detyrueshme), zakonisht ditën e fundit të muajit. Te ditari AMR, poshtë shkruan: ruajtja gjeneron automatikisht rreshtat për asetet dhe urdhëresën kontabël.

Klikoni Ruaj. Anulo mbyll pa ruajtur.
Kujdes
Ruajtja e ditarit AMR llogarit amortizimin për të gjitha mjetet dhe krijon urdhëresën kontabël. Kontrolloni datën para se ta ruani.
Detajet e ditarit
Zgjidhni ditarin dhe klikoni Modifiko. Hapet Edito ditarin; Tipi nuk ndryshohet.

Klikoni Detajet. Dalin asetet e ditarit me Vlerën aktuale, Muajt dhe Vlerën e amortizimit për secilin, si dhe Gjithsej. Ditarët e amortizimit janë vetëm për lexim.

Ku gjendet: tabi Mjetet Themelore › grupi Listat › Ditarët.


Te Periudha zgjidhni vitin. Kolonat: Ditari, Përshkrimi, Data, Lloji, Vlera. Detajet hap rreshtat e ditarit të zgjedhur; Rikonto rikrijon urdhëresat kontabël të ditarëve (përdoreni vetëm në marrëveshje me kontabilistin).
Klikoni I Ri. Hapet Ditari (I Ri).

Zgjidhni Tipin: Amortizim, Rivlerësim ose Çregjistrim.
Shkruani Ditarin dhe Përshkrimin, vendosni Datën.
Ruaje & Mbylle.
Kur e mbyllni pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll pa ruajtur.