Skip to content

Konsumatorët ​

Lista e partnerëve: konsumatorët dhe furnitorët. Nga këtu shtohen partnerë të rinj, ndryshohen të dhënat e tyre dhe hapen analitikat.

Ku gjendet: Shitjet › Konsumatorët › Konsumatorët (edhe Kompania › Konsumatorët dhe Furnitorët)

Lista ​

Lista e konsumatorëve

Kolonat: Emri, Qyteti, Shteti, Nr. Fiskal, Tipi (Konsumator/Furnitor), Nr. TVSH-së, Grupi, Adresa, Telefoni, Email, Limiti i borxhit.

ButoniÇka ka
ProcesiImporto nga Exceli, Batch editim, Bashko partnerët, Menaxho dokumentat.
RaportiAnalitika e partnerit, Profitabiliteti i konsumatorit, Blerjet sipas artikujve.
HartaHap në hartë, Eksporto në KML.
Hap në ExcelHap listën në Excel.

Partner i ri ​

Partner i ri
  1. + I ri.
  2. Te Tipi i partnerit zgjidhni Konsumatorë, Furnitorë ose Kontratë.
  3. Plotësoni Emrin (i detyrueshëm) dhe, për biznese, Numrin fiskal, Numrin e biznesit dhe Nr. TVSH-së.
  4. Plotësoni sipas nevojës seksionet e tjera.
  5. Ruaj ose Ruaj & I Ri.

Të dhënat themelore ​

FushaPërshkrimi
Emri *Emri i partnerit.
Numri fiskal, Numri biznesit, Nr. TVSH-sëNumrat identifikues të biznesit.
Adresa, Adresa e DërgimitAdresa zyrtare dhe adresa ku dërgohet malli.
Ka TVSHPartneri është i regjistruar për TVSH.
AktivPartnerët joaktivë nuk dalin në dokumente të reja.

Të dhënat tjera ​

Shteti, Qyteti, Regjioni, Llogaria (kontabël), Telefoni fiks dhe mobil, Email, Web faqja, Xhirollogaria, Nënshifra, PIN, Grupi, Kategoria, Agjenti, Njësia, Personi kontaktues dhe Partneri prind.

Të dhënat shtesë për konsumatorin ​

FushaPërshkrimi
Ditët e afatitAfati i pagesës në ditë, që propozohet në fatura.
Limiti i borxhitBorxhi maksimal i lejuar.
Lejo shitje mbi limitinLejon faturimin edhe kur kalohet limiti.
Depoziti Fillestar, BonusiVlera fillestare të partnerit.
Zbritja %, Zbritja 2, Min. i shum. për Zbritje, Niveli i ZbritjesZbritjet që aplikohen automatikisht.
Përdor Çm.2 / Përdor Çm.ShumicësPartneri faturohet me çmimin 2 ose me çmimin e shumicës.
Vizitohet ngaAgjenti që e viziton partnerin (shitje ambulante).
VIP, EksportShënime për llojin e partnerit.

Seksioni Të dhënat për Merchandiser (licenca, ruta, koordinatat) përdoret për shitjet ambulante.

Kujdes ​

  • Kontrolloni që partneri të mos ekzistojë (kërkoni me emër dhe numër fiskal) para se ta krijoni. Partnerët e dyfishtë mund të bashkohen me Procesi › Bashko partnerët.

Ku gjendet: tabi Kompania › Konsumatorët dhe Furnitorët › Konsumatorët dhe Furnitorët. Udhëzimi i plotë për listën dhe formën e partnerit në Desktop: Konsumatorët dhe Furnitorët.

Lista Konsumatorët dhe Furnitorët në Finabit Desktop

Konsumator i ri ​

  1. Te menyja anësore majtas klikoni Partner. Hapet Zgjedh llojin e Partnerit.

    Zgjedh llojin e Partnerit në Finabit Desktop
  2. Zgjidhni Konsumatorë dhe klikoni Vazhdo. Hapet Partneri (I Ri); Llogaria propozohet llogaria e arkëtueshme (p.sh. 2200).

  3. Plotësoni emrin te Partneri, Numrin fiskal, Adresën dhe te Të dhënat shtesë për Konsumatorin afatin e pagesës, limitin e borxhit dhe zbritjet.

  4. Ruani me Ruaje & Mbylle (F5) ose Ruaje & I Ri (F6).

Partneri (I Ri) në Finabit Desktop

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
  • Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.

Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit