Skip to content

Dokumentet: krijimi dhe ruajtja ​

Faturat, ofertat, fletëporositë, kthimet, notat dhe dokumentet e tjera kanë të njëjtën strukturë: koka me partnerin, njësinë dhe datën, rreshtat me artikujt, totalet dhe butonat e ruajtjes. Shembulli më poshtë është fatura e shitjes.

Hapja e dokumentit të ri ​

Hapni listën e dokumentit (p.sh. Shitjet › Faturat e shitjes) dhe klikoni + I ri, ose përdorni + I ri lart majtas në menynë kryesore. Dokumenti hapet si tab i ri me titullin p.sh. Faturë e re e shitjes dhe numrin e propozuar poshtë titullit.

Dokumenti i ri hapet nga grupi I Ri i shiritit (p.sh. tabi Konsumatorët › Faturë Shitje), nga Favorite ose nga paneli Dashbordet. Mund të hapet edhe nga lista e dokumentit me I Ri (F2). Forma hapet në dritare më vete; me butonin e maksimizimit lart djathtas e zgjeroni në gjithë ekranin.

Koka e dokumentit ​

Koka e faturës së re në Finabit Web
  • Konsumator (ose Furnitor): zgjidhni llojin e partnerit dhe pastaj partnerin. Shkruani emrin, kodin ose numrin fiskal. Butoni + krijon partner të ri. Nr. Fiskal dhe Adresa mbushen vetë.
  • Njësia: njësia organizative ku regjistrohet dokumenti. Numri i dokumentit gjenerohet sipas njësisë.
  • Data dhe Numri: numri gjenerohet automatikisht (p.sh. 102026001-1). Mund ta ndryshoni nëse ju duhet numër tjetër.
  • Porositësi dhe Afati i Pagesës.
  • Trego më shumë hap fushat shtesë (tipi i pagesës, valuta, vërejtja etj.).

TIP

Pasi të zgjidhni partnerin, klikoni direkt te fusha e artikullit para se të shkruani. Kështu teksti shkon te kërkimi i artikullit dhe jo te fusha e mëparshme.

Koka e faturës së re në Finabit Desktop
  • Partneri: zgjidhni llojin (Konsumator) dhe partnerin nga lista. Nr. Fiskal dhe Adresa mbushen vetë.
  • Njësia: njësia ku regjistrohet dokumenti (p.sh. Depo Kryesore).
  • Data (propozohet data e sotme) dhe Numri (gjenerohet automatikisht, p.sh. 102026001-1).
  • Porositësi, Afati i pagesës dhe Ngarko Dokumentin.
  • Përdor Barkod: artikujt shtohen me lexues barkodi.

Rreshtat ​

Rreshtat e faturës në Finabit Web
  1. Te kolona Artikulli klikoni Zgjedh artikullin. Hapet lista me Shifrën, Përshkrimin, Grupin, Çmimin kushtues dhe Sasinë në stok. Shkruani shifrën, emrin ose barkodin dhe zgjidhni artikullin me klik ose me Enter.

    Kërkimi i artikullit në Finabit Web
  2. Përshkrimi, Njësia, Çmimi, TVSH % dhe Çmimi me TVSH mbushen vetë. Plotësoni Sasinë (propozohet 1). Çmimi merret nga kartela e artikullit ose çmimorja e partnerit.

  3. Nëse duhet, ndryshoni Çmimin me TVSH ose Rabatin.

  4. Me Tab në rreshtin e fundit, me F9 ose me Shto rresht shtohet rresht i ri.

Vlera, TVSH dhe Totali llogariten vetë poshtë rreshtave, sipas normave të TVSH-së së artikujve.

Mbi rreshtat janë edhe butonat Importo të dhëna nga Exceli (rreshtat merren nga një skedar Excel), Cakto zbritjen, Kolonat (zgjidhni cilat kolona shfaqen) dhe Krahaso Çmimet.

  1. Te rreshti me yll (*) klikoni kolonën Shifra dhe hapni listën. Lista tregon Shifrën, Emërtimin, Grupin, Sasinë (në stok) dhe Çmimin kushtues. Zgjidhni artikullin.

    Lista e artikujve te fatura në Finabit Desktop
  2. Emërtimi, Njësia, Çmimi, TVSH % dhe Çm. me TVSH mbushen vetë. Sasia propozohet 1; ndryshojeni sipas nevojës. Poshtë shtohet vetë një rresht i ri.

    Rreshti i plotësuar në Finabit Desktop
  3. Poshtë djathtas kontrolloni Zbritje, Akciza, TVSH dhe Total. Me TVSH tregon që çmimet e shkruara përfshijnë TVSH-në.

    Totalet e faturës në Finabit Desktop

Ruajtja ​

Butonat e ruajtjes në Finabit Web
  • Ruaj: ruan dokumentin.
  • Ruaje & i ri: ruan dokumentin dhe hap një të ri bosh.
  • Ruaje dhe paguaj: ruan faturën dhe hap pagesën (arka ose banka).
  • Paguaj dhe I Ri: ruan faturën bashkë me pagesën dhe hap një faturë të re bosh.
  • Printo Dokum.: kur është i shënuar, dokumenti printohet pas ruajtjes.
  • TOTALI majtas tregon vlerën e dokumentit gjatë plotësimit.
  • Kthehu: del nga dokumenti. Nuk pyet për ndryshimet e paruajtura, prandaj ruajeni dokumentin para se të dilni.
  • Nëse mungon ndonjë fushë e detyrueshme, del mesazhi përkatës dhe dokumenti nuk ruhet.
Butonat e ruajtjes në Finabit Desktop
  • Ruaje & Mbylle (F5), Ruaje & I Ri (F6), Ruaje dhe Paguaj, Paguaj dhe I Ri janë lart majtas në formë.
  • Printo Fletëdërgesën dhe Printo Dokum. (lart, mbi kokë) printojnë pas ruajtjes.
  • Mbylle (lart djathtas) mbyll formën. Nëse ka ndryshime, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: Yes ruan, No mbyll pa ruajtur.
Pyetja për ruajtje në Finabit Desktop

Pas ruajtjes ​

Te lista zgjidhni dokumentin dhe hapni Më shumë: analitika e partnerit, auditimi i dokumentit dhe veprimet si stornimi ose ndërrimi i statusit (sipas të drejtave tuaja).

Menyja Më shumë në Finabit Web

Te lista zgjidhni dokumentin dhe klikoni Edito (F3) për ta ndryshuar ose Fshij për ta fshirë. Me klikun e djathtë mbi rresht hapet menyja me veprimet e tjera (Storno Transaksionin, Kartela e Pagesave, Analitika e Konsumatorit, Printo etj.).

Menyja me klik të djathtë në listë në Finabit Desktop

Finabit Web dhe Desktop · Terabit