Skip to content

Detajet e transaksioneve të furnitorëve ​

Rreshtat e dokumenteve të blerjes për periudhën.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Furnitorët › Detajet e transaksioneve të furnitorëve

Detajet e transaksioneve të furnitorëve në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet.

Butonat ​

ButoniÇka bën
RikontoRikonton dokumentin e rreshtit të zgjedhur (rindërton regjistrimet kontabël të tij).
ModifikoHap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur.

Kolonat ​

Art./Llog., Tipi i Tran., Nr Trans., Data e Dok., Njësia, Shifra, Emërtimi, Sasia, Çm. i Shitjes, Vlera e shit., Çm. me TVSH, Vlera me TVSH.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Furnitorët (shigjeta poshtë) › Detajet e transaksioneve të furnitorëve.

Menyja Furnitorët te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Detajet e Transaksioneve. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri.

    Detajet e transaksioneve të furnitorëve në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Art./Llog., Tipi i Tran., Nr Trans., Data e Dok., Njësia, Shifra, Emërtimi, Njësia matëse, Sasia, Çm. i Shitjes, Vlera e shit., Çm. me TVSH, Vlera me TVSH; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Edito (hap dokumentin), Kartela e Artikullit, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela dhe Rikonto.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit