Skip to content

Afati i Pagesës ​

Afati i pagesës (në ditë) sipas konsumatorit dhe grupit të artikujve. Përdoret për të llogaritur Afatin e Pagesës në faturat e shitjes.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Të tjera › Afati i Pagesës
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Afati i Pagesës

Ku gjendet: Artikujt › Të tjera › Afati i Pagesës

Afati i Pagesës te menyja Artikujt › Të tjera në Finabit Web

Kolonat: Grupi (i artikujve), Konsumatori, Afati i pagesës.

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet dritarja Afat i ri i pagesës.

    Dritarja Afat i ri i pagesës
  2. Te Grupi zgjidhni grupin e artikujve për të cilin vlen afati.

    Zgjedhja e grupit të artikujve te afati i pagesës
  3. Te Konsumatori zgjidhni konsumatorin (i detyrueshëm), ose me Zgjedh Konsumatorët shënoni disa konsumatorë njëherësh.

  4. Te Afati i pagesës shkruani numrin e ditëve.

  5. Klikoni Ruaj. Anulo e mbyll dritaren pa ruajtur.

Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Afati i Pagesës. Lista hapet si tab Afati Pagesës.

Menyja Veglat te tabi Artikujt në Finabit DesktopLista Afati Pagesës në Finabit Desktop

Kolonat: Grupi (i artikujve), Emri (konsumatori), DueDays (ditët e afatit).

  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Afati (I Ri).
  2. Zgjidhni Grupin e artikujve dhe Konsumatorin. Me Zgjedh Konsumatorët zgjidhni disa konsumatorë njëherësh.
  3. Te Afati i pagesës shkruani numrin e ditëve.
  4. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.
Afati (I Ri) në Finabit Desktop

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit