Tema
Fletporositë interne
Fletporosia interne është kërkesa e një njësie për mall nga një njësi tjetër (p.sh. restoranti kërkon nga depoja qendrore). Mbi bazën e saj bëhet më pas Lëvizja interne.
Ku gjendet: Artikujt › Depoja › Fletporositë interne
Butonat e listës: I ri, Modifiko, Printo, Auditimi, Anulimet, Eksporto në Excel, Rifresko.
Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Njësinë (që e jep mallin) dhe Njësinë hyrëse (që e kërkon). Të dyja janë të detyrueshme.
- Kontrolloni Datën; zgjidhni Punëtorin që e bën kërkesën.
- Shtoni artikujt dhe Sasinë. Kolona Sasia në stok tregon sa ka njësia.
- Ruaj.

| Opsioni | Çka bën |
|---|---|
| Gjenero Urdhëresën e Transaksionit | Krijon regjistrimin kontabël. |
| Printo Raportin | Printon fletporosinë pas ruajtjes. |